Maqedoni

Rasti i Sopotit, seanca gjyqësore shtyhet për në qershor

05.05.2015 18:02

Sopotasit e akuzuar për të ashtuquajturin rasti i Sopotit, do të duhet të presin epilogun gjyqësor të paktën deri në qershor...

Kjo, pasi me kërkesë të prokurorit seanca e sotme gjyqësore për këtë rast është shtyrë për në muajin qershor.

Deri te shtyrja e seancës ka ardhur pasi që avokati mbrojtës, Vullnet Paçuku, kërkoi që dëshmia kryesore e Ramadan Bajramit të ndahet nga dosja dhe e njëjta mos të merret parasysh, pasi është dhënë si pasojë e maltretimeve fizike dhe psikike që janë ushtruar ndaj tij.

Nëse prokuroria pranon kërkesën e tij, Paçuku  ka vlerësuar se nuk do të ketë as edhe një dëshmi tjetër e cila i ngarkon 11 të akuzuarit, të cilët në procesin paraprak u dënuan me mbi 156 vjet burg nën akuzën për vendosjen e një mine, nga e cila kanë humbur jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një shoqërues civil.