Botë
Kremlini: Putini shprehet i gatshëm të bisedojë me Trampin
24.01.2025 14:17
Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehet i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me presidentin e ShBA-së, Donald Tramp...

Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehet i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me presidentin e ShBA-së, Donald Tramp, për të diskutuar rreth përfundimit të luftës në Ukrainë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, pasi deklaratave të presidentit amerikan Tramp se është i interesuar për takim me homologun e tij rus Putin, për t'i dhënë fund konfliktit.
“Unë mendoj se Rusia duhet të dëshirojë të arrijë një marrëveshje. Nga sa dëgjoj, Putini do të donte të më shihte dhe ne do të takohemi sa më shpejt që të mundemi. Zelenski është gati për të negociuar. Do të doja që kjo të ndalonte. Ai është faktori që ka humbur shumë ushtarë.”, - deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, presidenti rus pret sinjal nga Uashingtoni.
“Presidenti rusi është i gatshëm të diskutojë për një fund të mundshëm të luftës në Ukrainë dhe për çështje të tjera, por presim që ShBA-ja të japë sinjale pozitive për një bisedë.”, tha Peskovi.
Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se do t'i kërkojë Arabisë Saudite dhe OPEC-ut uljen e çmimeve të naftës, gjë që sipas tij do të çonte në përfundimin e menjëhershëm të luftës. Ai kritikoi paraardhësin e tij Bajden për lejimin e fillimit të tij në radhë të parë, duke pretenduar se politikat e tij energjetike e bënë Putinin më të pasur. Nafta është një nga çelësat më të rëndësishëm të paqes dhe sigurisë, vlerësoi Ukraina. Ai pretendon se mund të vijë me forcë, por më e rëndësishmja është të bëhet presion ndaj Moskës, potencoi Zelenski.
“Paqja përmes forcës është e mundur, ne jemi absolutisht të sigurt për këtë. Gjëja kryesore është të mos ngadalësohet dhe të bëhet presion mbi Rusinë. Janë të vetmit që e duan këtë luftë, që vazhdojnë agresionin dhe pushtimin. Sigurisht, burimet e energjisë dhe veçanërisht nafta, janë një nga çelësat më të rëndësishëm për paqen, për sigurinë e vërtetë.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Në të njëjtën kohë, Hungaria i kërkon BE-së që të ushtrojë presion mbi Ukrainën për të rifilluar transitin e gazit rus në Evropë. Kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëveshja e mundshme e shpejtë për luftën në kushte të pafavorshme për Kievin kanë hapur diskutime në Evropë për siguri më të madhe dhe investime më të mëdha në mbrojtje.
FLUTRA LATIFI
