Maqedoni

Përfundon projekti, përforcim i kapaciteteve të RTVM-së dhe AShMAA-së

24.01.2025 15:03

Përfundoi tvining projekti për përforcimin e kapaciteteve të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele...

Përfundoi tvining projekti për përforcimin e kapaciteteve të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga Fondacioni Gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.  Me këtë rast u organizua edhe një panel diskutimi për  parandalimin e dezinformatave, informimi i drejtë dhe i saktë i publikut, përmes përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dhe përdorimit të inteligjencës artificiale në edicionet informative.
 
“Në produksion ekspertët kanë vërejtur prodhimtari tradicionale të prodhimit ku përmes zhvillimit të madh digjital të studios ka pajisje të kufizuara që të mund të përsoset ku do të mund të adaptohet mënyra më bashkëkohore për shfrytëzimin e saj. Teknologjia e vjetërsuar duhet të zëvendësohet që të mund të përmirësohen pritjet e opinionit.”, - deklaroi këshilltari i projektit, Ulrih Hermanski.
 
“Duhet të tregojmë se jemi syhapur, respektivisht se do të japim informacione cilësore për publikun tonë, për qytetarët a me këtë e përforcojmë dhe mbështesim pjekurinë e demokracive tona dhe njëkohësisht e përkrahim punën e rëndë të gazetarëve, redaktorëve dhe të gjitha medieve.”, - theksoi shefi i delegacionit të BE-së, Mihalis Rokas.
 
Gjatë kësaj periudhe punonjësit mediatik nga të gjitha serviset publike së bashku me ekspertët gjerman kanë ndjekur një sërë trajnimesh mbi çështjen e gazetarisë konstruktive, inteligjencës artificiale, ndërsa përveç kësaj nga RTVM thonë se për herë të parë kemi edhe studion më bashkëkohore virtuale, e cila kontribuon në prodhimtarinë bashkëkohore mediatike.
 
“RTVM ishte pjesë e këtij projekti, me ç’rast servisi publik ishte i pari i cili ka filluar të kyçë inteligjencën artificiale për qëllime të mira. Ne filluam me këtë duke shfrytëzuar pajisjet për lëvizje virtuale në dy studiot më profesionale. Duke iu falënderuar atyre, lajmet, emisionet debative dhe sportive ishin të përgatitura në mënyrën më profesionale.”, - u shpreh kryeredaktori i TVM 1, Dragan Nikollovski.
 
Në konferencën përmbyllëse u tha po ashtu se nevojitet të miratohet një ligj i veçantë me të cilin do të rregullohet puna e Servisit Publik, përmes së cilës do të sigurohet buxhet i pavarur financiar për të bërë modernizimin dhe digjitalizimin e saj, si dhe të bëhen punësimet e nevojshme.
 
REXHEP QAMILI