Onkologji, VMRO-DPMNE: Të hapet hetim nëse ka abuzime
VMRO-DPMNE në pushtet dyshon se kriza e shkaktuar...

VMRO-DPMNE në pushtet dyshon se kriza e shkaktuar nga mungesa e ilaçeve në Klinikën e Onkologjisë mund të jetë me mbështetjen të cilën Venko Filipçe po ia jep furnizuesit të këtyre ilaçeve onkologjike.
Problemi i mungesës së terapisë për pacientët me kancer të sëmurë në Klinikën e Onkologjisë nuk është diçka e re.
Çdo dy-tre muajt e parë të vitit ka mungesë të terapisë onkologjike nga i njëjti furnizues me çmime jashtëzakonisht të larta, thonë nga kjo parti.
VMRO-DPMNE inkurajon Prokurorinë Publike që të hapë një hetim gjithëpërfshirës për të gjitha abuzimet e terapisë onkologjike dhe nëse bëhet fjalë për krizë artificiale për të zhvatur çmime të larta.
“Onkologjia dhe shteti janë peng të këtij furnizuesi me profite të mëdha, e cila çdo vit krijon kriza artificiale. Venko Filipçe të dalë dhe të tregojë nëse e mbështet këtë furnizues për krizën që e shkakton dhe nëse ai qëndron pas kësaj. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të veprojë dhe të hapë raste dhe njëkohësisht të tregojë deri ku është me hetimet e rastit "Mish i egër".”, - deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Qeveria e paaftë të sigurojë terapi
Nga LSDM-ja opozitare për mungesën e terapisë fajësojnë qeverinë aktuale, duke e quajtur të paaftë për t’u ballafaquar me situatën. Sipas tyre, pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të stafit shëndetësor dhe kushte të papranueshme për trajtim. Nuk është normale që Qeveria të blejë avion, ndërsa të presë donacione për ilaçet e Onkologjisë.
"Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për t'u marrë me nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë boshe dhe një tufë gënjeshtrash. Ndërsa Qeveria e Mickoskit i shpenzon paratë e qytetarëve për luks, mobilie, aeroplanë dhe udhëtime të shtrenjta. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të siguruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët.”, thonë nga LSDM. (Florije Kamberi, TVM2)
