Ministria e Mjedisit Jetësor, 13 komuna morën masa kundër ndotjes së ajrit

24.01.2025 16:51

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se në përputhje me "Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025" dhe detyrimet, deri më 23.01.2025, kësaj ministrie i janë dorëzuar raporte për veprimet e ndërmarra nga 13 komuna të vendit dhe atë nga komunat: Prilep, Tetovë, Qendër, Ilinden, Veles, Shtip, Krushevë, Rankovcë, Gazi Babë, Shuto Orizare, Ohër, Shkup dhe Bogdancë.

Në lidhje me masën “Të gjithë në terren”, Mbikëqyrjet Inspektuese të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e Lejes Ekologjike të Integruar B dhe Elaborateve – ndëshkime dhe paralajmërime për djegien e naftës, plastikës dhe lëndëve të tjera të rrezikshme – ndëshkime dhe paralajmërime për serviset dhe impiantet e vogla, nga Qyteti i Shkupit kanë informuar se inspektorët për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit punojnë edhe në ndërrimin e dytë dhe kanë realizuar një inspektim në terren të instalacioneve të identifikuara si burime të mundshme ndotjeje.

“Inspektorati Komunal ka organizuar shërbim 24/7 në territorin e Qytetit të Shkupit, duke realizuar kontroll të rregullt në Ndërmarrjen Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" për mirëmbajtjen e kanalizimit atmosferik,  pusetave dhe shablloneve, si dhe kontrolle të përditshme në kantieret e ndërtimit. Përveç kësaj, Inspektorati Komunal dhe Inspektorati i Mjedisit Jetësor të Qytetit të Shkupit kryejnë kontrolle të përditshme parandaluese për djegien e mbeturinave dhe lloje të tjera të mbetjeve në hapësira të hapura dhe realizojnë shërbim të organizuar 24/7 në lokacionet me potencial për zjarre në natyrë.”.

Komuna Qendër ka realizuar inspektime të shpeshta për instalacionet që i nënshtrohen Elaboratit për Mjedisin Jetësor dhe përdorin burime të ndryshme energjie për ngrohje ose përgatitjen e ushqimit, duke përfshirë gastronomitë dhe pronat private.

Komuna e Tetovës ka kryer kontrolle në 5 subjekte, ku 4 prej tyre përdorin dru për ngrohje. Masat për uljen e ndotjes së ajrit si nga pushteti qendror ashtu edhe ai lokal, vijnë pasi Shkupi dhe qytetet tjera të vendit edhe këtë vit kanë vazhduar të jenë me nivel të lartë të ndotjes. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)