Mickoski: Dëshiroj të takohem me kryeministrin bullgar

24.01.2025 18:37

Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i gatshëm të takohet me homologun e tij bullgar për të diskutuar rreth çështjeve të hapura. Megjithatë, ai thotë se qëndrimet tona mbeten të pandryshuara.

“Absolutisht do të dëshiroja të takohem, të flas dhe të argumentoj. Nuk shoh asgjë të keqe në bisedime. Ai është kryeministër i ri i zgjedhur, koleg i vendit fqinjë. Qëndrimet tona i dini, janë të pandryshuara. Të shohim nëse mund të kemi gjuhë të përbashkët. A mundemi së bashku me partnerët tanë strategjik nga BE-ja dhe ShBA-ja të ulemi së bashku dhe ta fasilitojmë këtë proces?!”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski: Po i mbrojmë vlerat evropiane

Me çështje dypalëshe nuk mund të mbrohen vlerat evropiane, thekson Mickoski.

“Ne po i mbrojmë vlerat evropiane, përkundër atyre që po i keqpërdorin pozitat e tyre në kuadër të BE-së dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi edhe në të ardhmen.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Qëllimi strategjik i vendit është anëtarësimi i plotë i vendit në BE, thotë kryeministri, i cili e ka quajtur me rëndësi të madhe vizitën e tij në ShBA.

Gjatë vizitës, me rastin e përurimit të presidentit amerikan, Tramp, në ShBA, Mickoski tha se ka realizuar takime me njerëz nga rrethi i ngushtë i presidentit amerikan. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)