Dekreti i Trampit, preken refugjatët afganë në Shqipëri
Familjet afgane që strehohen në Shëngjin të Lezhës...

Familjet afgane që strehohen në Shëngjin të Lezhës nuk do të mund të shkojnë në ShBA pas dekretit të Donald Trampit për pezullim të programit të refugjatëve për 3 muaj. Ata nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri dhe nga ana tjetër e kanë të pamundur të kthehen në vendin e tyre, pasi rrezikojnë të vriten nga talebanët.
“Vendimi i Trampit nuk më duket i drejtë. Njerëzit tonë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan, ne duam që edhe të gjithë njerëzit tanë që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harresë, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Njerëzit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, po vritet nga talebanët. Nëse nuk na ndihmon Amerika do të jetë fundi i jetës sonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi talebanët e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar.”.
Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve i bëjnë thirrje Trampit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve.
Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur zyrtarisht, por siç vetë ata pohuan, mund të jenë 200 familje. (Luljeta Ndoka, TVM2)
