Maqedoni

Zhvillimet gjeopolitike dhe sfidat ekonomike, Azeski: Duhet të përkushtohemi në eksport

25.01.2025 14:01

Administrata e re e SHBA-së, luftërat në Lindje të Mesme...

Administrata e re e SHBA-së, luftërat në Lindje të Mesme por dhe rënia e ekonomsië gjermane padyshim do të jetë sfidë edhe për ekonominë tonë. Branko Azeski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thotë se zhvillimet politike janë duke ndikuar në masë të lartë negativisht, marrë parasysh aleancat që do të krijohen në vazhdim të këtij viti në aspekt politik.
 
Për ekonomin tonë e rëndësishme është që të fokusohemi në eksport dhe të shfrytëzojm momentin kur ekonomitë e mëdha evropiane po e përballojnë rëndë këtë krizë. 
 
“Duhet rritur produktiviteti dhe inovacioni por pa anashkaluar uljen e shpenzimeve. Kjo është formula e vetme për të qenë konkurent në tregun ndërkombëtar. Si shtet i vogël që jemi duhet të përkushtohemi në eksport pasi që tregu ynë është i vogël por dhe tregu rajonal është pikëpyetje pasi që ekonomitë më konkurente si ajo romune, bullgare, greke e serbe janë në krizë dhe nuk po e luajnë rolin e lokomotivës ekonomike për zhvillim në Evropë. Duhet të bëjmë një kthesë që t’i ulim cmimet e produkteve por me shpenzime racionale dhe rritje produktiviteti”, u shpreh kryetari i OEM-së, Branko Azeski. 
 
Azeski: Mungesa e fuqisë puntore, sfidë më vete
 
Vitin ekonomik 2025 do ta shoqërojnë sfidat që filluan disa vite më parë, mungesa e fuqisë punëtore por dhe mungesa e zhvillimit teknologjik që do të na penalizojë për të qenë konkurues në një treg më të gjërë. 
 
“Sfida më e madhe para nesh vazhdon të jetë mungesa e fuqisë puntore dhe energjia eletrike.  Ne nuk mund të bëjmë hap para për rritje të bruto prodhimit vendor (GDP) pa patur një gjendje stabile të fuqisë puntore që do të siguronte prodhim dhe energji që do të jetë e lirë dhe prodhimi yni që të mund të jemi konkurues në tregun energjetik”, theksoi Azeski. 
 
Sipas ekspertëve ekonomik ndërkombëtar, Bashkimit Evropian do t’i duhet të realizojë rritje prej 5 përqind të bruto prodhimit vendor për të qenë konkurues me SHBA-të dhe Kinën, shqetësim për ekonominë evropiane është ndjekja e masave të njëanshme tregtare që mund të ndodhin nga Uashingtoni.
 
GAZMEND REXHEPI