Maqedoni
Rritet konkurenca, bie kapaciteti blerës, i fiken dritat qendrës së vjetër tregtare në Tetovë
25.01.2025 14:22
Dikur qendër biznesesh, vend më i frekuentuar nga rinia tetovare...

Dikur qendër biznesesh, vend më i frekuentuar nga rinia tetovare, ishte kompleksi i vjetër në Tetovë, apo kompleksi “Saranda”. Por sot, vend i shkatërruar, mbeturina gjithandje e lokale të mbyllura mbi 90%, të vetëm që kanë ngelur janë disa robaqepës e berber e disa zyra kontabiliteti.
Ne takuam Rexhep Shainin, i cili 34 vite punon berber, e rininë e tij ia kishte kushtuar zanatit, por sot i dëshpruar nga gjendja e kompleksit “Sarnada”. Ai thotë se të gjithë kanë kontribuar nga pak për shkatrimin e këtij kompleksi. Ndërsa thotë se edhe pse del për të punuar në lokalin e tij, në mbrëmje kthehet në shtëpi me xhepat zbrazur.
“Çka të flas, ju e shihni cka është, katastrof. Nuk mund të dalish jasht nga bërlloku, këto parkingjet na mbytën neve na i mbyllën duqanet krejt, parking këtu nuk bëhet. Krejt është shkatërruar. Unë jam 34 vite këtu, s’ka mbetur asgjë këtu. Asgjë nuk funksion këtu, krejt lokalet u mbyllën. Më tepër se gjysma janë mbyllur. Të vetmit janë këto rreth rruge. S’ka idare se katër dite vijë, harxhime rryma, koftori në mbrëmje shkoj pa dinar në shtëpi”, u shpreh berberi Rexhep Shaini.
“Përveç probleme të shumta që ka qendra tregëtare “Saranda” apo siç njihet ndryshe nga tetovarët kompelksi i vjetër në Tetovë, pronarët e vetëm që kanë mbetur në këto lokale janë të shqetësuar për shkak që operatori privatë që ka marr në koncesion ndriçimim publik, në Tetovë, ua ka ndaluar ndriçimim publik. Sipas tyre kjo është e papranueshme pasi ato paguajn 360 denar për taksa komunale e ndriçim publik e ndërkohë që këta nuk mund ta shfrytëzojnë”.
“Ndriçim nuk kemi, kam pesë lokale për të gjithë paguaj nga 360 denar, taksa e drita nuk ka. Një ditë u fjalosëm më atë cka ka marr tenderin, na tha se ky është kompleks e pra pse paguajm ne. Ndriçim ka vetëm në rrugë e në kompleks i kanë larguar krejt. Pasi nuk ka drita frikësohesh të vish edhe në lokalin tënd”, theksoi pronari i lokalit.
Ndërkohë me një komunikatë me shkrim, kopmania që ka marrë në menaxhim ndriçimin publik ka theksuar se, gjatë kontrolleve ka parë parregullësi dhe kyçje ilegale dhe sipas tyre ndriçimi i qendrës tregetar “Saranda” nuk është në përgjegjësinë e tyre.
“Ndriçimi i qendrës së vjetër tregtate “Saranda” dhe koridoret e saj nuk janë në përgjegjësi të ndriçimit rrugor në kuadër të komunës së Tetovës. Ndriçimi rrugor ka për obligim ndriçimin e rrugëve të qytetit të Tetovës dhe fshatrave që janë në kuadër të komunës së Tetovës”, thuhet në komunikatën e kompanisë “Gajer Stars”.
Ndërsa nga komuna e Tetovës, nuk janë përgjigjur pyetjeve tona, se a ka ndonjë projekt për ta ringjallur këtë qendër tregëtare. Ata shkurt janë përgjigjur se kreu i Tetovës Billall Kasami, ditët në vijim që planifikon brifing me gazetarët do jep informacione konkrete.
VISAR SADIKI
