Maqedoni
Ligji për përfaqësim të drejtë, grupet e punës po finalizojnë ligjin
25.01.2025 14:43
“Mekanizmi balancues, i cili mundësonte punësimin e shqiptarëve...

“Mekanizmi balancues, i cili mundësonte punësimin e shqiptarëve por edhe komuniteteve të tjera në administratën shtetërore, ende nuk ka marrë trajtën e ligjit. Së fundmi janë shfaqur intenca edhe për tërheqjen e tiJ. Por nga qeveria hedhin poshtë pretendimet e tilla.”
Në një njoftim për TVM2, nga kabineti qeveritar thonë se po punojnë për ligjin dhe së shpejti do të prodhojnë produktin final juridik, I cili krahas përfaqësimit do të ruaj edhe profesionalizimin.
Qëndrimi i Qeverisë.
“Grupet e punës po përgadisin ligjin për përfaqësim të drejtë, i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe shumw shpejtë do të gjendet para deputetëve në Kuvend. Kur do të ketë zgjidhje cilësore, opinioni do të jetë i informuar në kohë. Kujtojmë se qeveria mbetet e përkushtuar për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe profesionalizimit të sektorit publik, në të mirën e qytetarëve”, thonë nga qeveria.
Edhe nga koalicioni VLEN mohuan tërheqjen e ligjit.
“Ligji është në fazën përfundimtare të përpunimit, pas së cilës draft verzioni do të hidhet edhe në diskutim publik, sepse qëllimi ynë është që të kyçim edhe sa më shumë profesionistë dhe të përgadisim një ligj sa më të mirë dhe sa më funksional”, u shpreh zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani.
Jashari: Nevojitet ligj afirmativ, i zbatueshëm
Por analisti i çështjeve politike Hasan Jashari thotë se politikbërja shqiptare duhet t’i kundpërgjigjet me syçelësi heqjes së balancuesit, që sipas tij është një strategji e thurrur nga Akademia e Shkencave. Sipas tij nevojitet ligj afirmativ, me patjetër i zbatueshëm në praktikë.
“Qeveria është dashur që me heqjen e balancuesit që të gjindet një ligj tjetër afirmativ ta zëvendëson atë. Mirwpo punët zvarriten dhe si duket kjo është një lojë e cila nuk do të ndërpritet, nuk është naive, por është një lojë serioze dhe ne seriozisht duhet ta kapim pasiqë ZNAM – i e ka marrë përsipër që të bëj disa detyra, të cilat i ka deleguar VMRO-ja dhe në këtë formë Ministria e Administrimit Publik dhe Ministria e Drejtësisë janë më aktive në gjitha këto procese të cilat janë të nxitura nga ASHAM dhe po e gërryejnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi analisti Hasan Jashari.
Akademia e Shkencave numëron një të punësuar shqiptar nga gjithsej 92. Kjo është vënë në dukje edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka listuar edhe organet e pushtetit qëndror pa asnjë shqiptar, sikurse:
INSTITUCIONET PA ASNJË SHQIPTARË
Agjencia e Filmit
Byroja e përfaqësimit të RMV-së në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Drejtoria e Veprimtarisë së Rrezatimit
Shqetësues vijon edhe përfaqësimi në struktura drejtuese. Përfaqësimi i drejtë u aktualizua pas shfuqizimit të balancuesit në tetor të vitit të shkuar me arsyetimin se ishte abuzuar gjatë punësimeve.
MERAL ISMAILI
