Maqedoni
Përplasje politike, BDI: me 1% mbështetje bëhesh vazal
25.01.2025 16:11
Partitë politike shqiptare kanë vazhduar përplajset e tyre nëpërmjet komunikatave...

Partitë politike shqiptare kanë vazhduar përplajset e tyre nëpërmjet komunikatave për media. Duke komentuar anketën e fundit BDI ironizon mbështetjen e partive të cilët janë pjesë përbërëse e VLEN-it, duke thënë se me 1% mbështetje nuk mund të mbrosh interesat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
“Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit. Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit. Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.”, thuhet në komunikatën e BDI-së nga ku shprehen se BDI është e vetmja parti që mbron interesin e shqiptarëve në vend.
Përplasje politike, VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së
Reagojnë nga VLEN. Komunikatat e BDI-së i cilësojnë si shkrime të zbehta ditore. Sipas koalicionit në pushtet, BDI nga një parti që dikur kishte ide është shndërruar në një parti të krimit.
“Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar! BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së. BDI-ja për 20 vite ka shitur historinë e mbrojtjes së shqiptarëve, por kush përfitoi vërtet? Qytetari i zakonshëm apo biznesmenët e tyre? Populli jeton në varfëri, ndërsa ata mbushin xhepat. Kjo nuk është mbrojtje e shqiptarëve – kjo është tradhti!”, theksojnë nga VLEN, duke thënë se sulmet e BDI-së janë si rezultat I panikut që ka kapluar, pasi e dine se fundi po iu afrohet.
ERSAN PAJAZITI
