Botë

Shqipëri, 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore: Baba Mondi: Shpresojmë në stabilizimin e statutit

25.01.2025 16:33

Në Shqipëri, në një aktivitet të veçantë u përkujtua 95-vjetori i vendosjes...

Në Shqipëri, në një aktivitet të veçantë u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në ceremoni, Baba Mondi foli për kontributin e këtij komuniteti për Shqipërinë, ndërsa u ndal edhe tek shteti bektashi. Ai u shpreh se shpreson që ky të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. 
 
Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama ka vlerësuar kontributin e tyre në formimin e identitetit kombëtar shqiptar, në promovimin e gjuhës shqipe dhe në bashkëpunimin ndërfetar.
 
“Ne përkujtojmë këtë përvjetor me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, nga njëra ana takimi ynë historik me Papa Françeskun, nga ana tjetër fillimin e detyrës së Trump, i cili vendosi fokusin te paqja.”- tha Baba Mondi.
 
Rama: Ka ndikuar në identitetin kombëtar
 
Ndërkaq, Kryeministër i ShqipërisëEdi Ramatha se komuniteti bektashi ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.
 
”Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë'', tha Rama.