Botë

Vazhdon zgjedhja e vartësve të Trampit, Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-ve

25.01.2025 17:17

Në SHBA ka vazhduar zgjedhja e vartësve të presidentit të Tramp...

Senati amerikan e ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së premtes.
 
Hegseth u konfirmuar në këtë post pasi nënpresidenti amerikan, J.D. Vance, e hodhi votën vendimtare për të kur votimi ishte 50 për dhe 50 kundër tij në Senatin e udhëhequr nga republikanët. Tre republikanë iu bashkuan 47 senatorëve demokratë dhe të pavarur për të votuar kundër tij.
 
Hegseth, 44-vjeçar, do ta udhëheqë një organizatë me gati 2.1 milionë gra e burra në uniformë, rreth 780.000 punonjës civilë dhe një buxhet prej 850 miliardë dollarësh.Si një ish-veteran i luftës dhe dikur prezantues televiziv në Fox Neës, Hegseth është zotuar se do ta sjellë një “kulturë prej luftëtari” në Pentagon.
 
Gjatë procesit të nominimit, ai u përball me dyshime se a është mjaftueshëm i kualifikuar dhe me akuza se përdor me tepri pijet alkoolike dhe se ka sjellje agresive ndaj grave, por presidenti Donald Trump i qëndroi përkrah.Lideri i shumicës në Senat, John Thune, tha se Hegseth, veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, "do ta sjellë një pikëpamje prej luftëtari" në detyrën më të lartë ushtarake.