Botë
Vazhdon këmbimi i pengjeve: Izraeli liroi 200 të burgosur, Hamasi, 4 ushtarë
25.01.2025 17:39
Hamasi liron 4 ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë...

Hamasi ia dorëzoi Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur palestinezë siç është paraparë në marrëveshjen e tyre për armëpushim në Rripin e Gazës.
Militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – së pari i parakaluan ato nëpër “Sheshin Palestinez” në qendër të qytetit Gaza, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, i cili i dërgoi ato më pas në Izrael.
Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur palestinezë, të cilët nuk do të lejohen të kthehen në Rripin e Gazës apo në Bregun Perëndimor, sipas televizionit shtetëror egjiptian, Qahera TV, i cili tha se ata mbërritën në pjesën egjiptiane të pikëkalimit kufitar të Gazës, Rafah.
Egjipti shërbeu si ndërmjetës kyç në bisedimet mbi njëvjeçare që çuan në marrëveshjen e armëpushimit.
