Botë
Policia pakistaneze konfiskoi tre tonë hashash të dedikuar për eksport
05.05.2015 18:33
Autoritetet pakistaneze njoftuan se konfiskuan tre tonë heronië të dedikuar për vendet e Gjirit në një nga operacionet më të mëdha të vendit...

Droga e vlerësuar në 50 milionë dollarë është fshehur në kabina të mbyllura në tanker në Pasna, në qytetin bregdetar në krahinën Baluçitan, deklaroi zëdhënësi i rojes bregdetare pakistaneze Zafar Ahed.
Autoritetet arrestuan tre burra të lidhur me drogën e konfiksuar derisa për njërin prej tyre besohet se është kontrabanduesi më i kërkuar në vend, deklaroi zëdhënësi, pa e publikuar identitetin e të arrestuarve./mia
