Maqedoni
Konfederata e sindikatave, “të penguar për shtimin e anëtarësisë”
26.01.2025 15:09
Demokracia në lëvizjet sindikaliste e vënë në pikëpyetje...

Të punësuarit nuk mund të anëtarësohen në sindikatën që duan. Me pretendimet e tilla doli Konfederata e Sindikatave, e cila ngre zërin për pengesat në regjistrimin e anëtarëve të rinj të cilët paraprakisht kanë qenë anëtarë të ndonjë sindikate tjetër.
Kritikojnë Lidhjen e Sindikatave se kushtëzojnë anëtarët e tyre, në rast se ç’lajmërohen, të mos kenë mundësi për tre vite të lëvizin në organizatë tjetër.
“Ne nuk mund të lejojmë që sindikata të tëra të ikin me 1 mijë, 2 mijë apo 500 njerëz, ndërkaq dikush të mos jep asnjë anëtarë. Besoni se kjo shkakton nervozë tek ne. Zotërinjtë e Lidhjes së Sindikatave, thonë se punëtori të shfrytëzuar të drejtën për ta mbrojtur, të drejtën K-15-ës dhe për këtë nuk i lejojnë që të ç’anëtarësohet”, u shpreh kryetari i Konfederatës së Sindikatave Marjan Risteski.
Sipas konfederatës së Sindikatave e drejta e shfrytëzimit të rrogës së trembëdhjetë është merritë e tyre. Ata thonë për se ngatërresat e transfereve të punëtorëve meritë ka edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka ndërpererë nismën për të qartësuar procedurat.
“Nuk mundem ta paramendoj që të njëjtët gjykatës ngrenë procedurë dhe pas dy tre muajve ndryshon e tëra. Çfarë na mbetet që ne të mendojmë, përpos se disa zotërinjë atje shkojnë për ta ndryshuar vendimin, pasi në pyetje janë para sikurse atje por edhe këtu”, theksoi Risteski.
Konfederata e Sindikatave paralajëmron takim me kryeministrin për të kërkuar ligj I cili do të lejojë punëtorët të anëtarësohen atje ku duan, në të kundërtën nuk shohin arsye përse të ekzistojnë si sindikat I pavarur.
MERAL ISMAILI
