Maqedoni
Është parashtruar padi penale kundër shoferit i cili goditi për vdekje një këmbësor te Kisha katolike
05.05.2015 18:46
Është parashtruar padi penale kundër shoferit i cili më 15 nëntor të vitit të kaluar goditi për vdekje një këmbësor...

Është parashtruar padi penale kundër shoferit i cili më 15 nëntor të vitit të kaluar goditi për vdekje një këmbësor te Kisha katolike, njoftoi Prokuroria Publike Themelore (PPTH) - Shkup.
Sipas PPTH, i akuzuari ka drejtuar automjetin me shpejtësi shumë të madhe, 100 kilometra në orë, për ç'arsye ka goditur këmbësorin i cili ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë dhe i ka shkaktuar vdekjen./mia
