Kulturë

Dibër perurohet libri “Rreze drite”

26.01.2025 15:53

Mbrëmë në përkujdesje të Shoqatës së Shkrimtarëve "ILIRIKUM”...

Mbrëmë në përkujdesje të Shoqatës së Shkrimtarëve "ILIRIKUM” para dashamirësve të fjalës së shkruar u bë përurimi i librit "Rreze drite" - të bashkëautorëve Valbona Zunçe -Pajaziti dhe Atli Dema. 
 
Libri në fjalë përmban historikun e lindjes së arsimit në Dibër, kontributin e intelektualëve dhe arsimdashësve dibran që themeluan Gjimnazin e Dibrës, nxënësit e parë që ishin pjesë e këtij tempulli të shenjtë të dijes dhe dokumente me peshë të atyre viteve.
 
Përkrahas botimit të librit, Dy autoret vitin e kaluar me rastin e 65 vjetorin e themelimit të gjimnazit të Dibrës për këtë tempull të dijes përgatitën edhe një dokumentar televiziv.
 
ATLI DEMA