Maqedoni
Aeroporti i Shkupit, mjegullat e dendura anulojnë fluturimet
26.01.2025 16:15
Në 24 orët e fundit një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit...

Në 24 orët e fundit një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë ridestinuar drejt aeroporteve të tjera në Prishtinë dhe Sofje, ndërkaq pjesa tjetër u anuluan.
Mjegullat e dendura të cilat ranë mbi kryeqytet bënë të ndryshohen dhe anulohen oraret. Pasagjerë të shumtë në pritje të fluturimeve të tyre. Sipas informacioneve të dhëna nga aeroporti i Shkupit janë anuluar fluturime nga Stambolli, Dortmundi dhe Ajndhoven.
Gjithashtu fluturimet janë shtyrë për një orar tjetër drejt Fridrihshafen dhe drejt Stambollit. Mbrëmë u anullua fluturimi nga Stambolli, përderisa fluturimi nga Cyrihu është ridestinuar.
Në aeroportin e Shkupit nuk kanë arritur të zbresin as avionët nga Antalija si dhe Memingeni. Avioni nga Varshava, I cili gjithashtu si pasojë e motit të keq nuk ka arritur të zbresë në Shkup është kthyer sësisht në Poloni.
