Botë

Zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, KQZ dërgon mbi 400 persona në diasporë

26.01.2025 16:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë planifikon 414 persona që të angazhohen drejtpërdrejt...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë planifikon 414 persona që të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e votimit që do të zhvillohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.
 
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në numrin e përgjithshëm të anëtarëve të emëruar përfshihen edhe 184 anëtarët rezervë. 
 
Sipas tij, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës do të organizohet votimi në përfaqësi diplomatike të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në SHBA, Kanada dhe Australinë e largët. 
 
Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e votimit për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës.