Botë

Hagë, të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerët e UÇK-së

26.01.2025 17:00

Do të vazhdojë të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Do të vazhdojë të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Sipas kalendarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë.
 
Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.
 
Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në ish-objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Prizren, që pas përfundimit të luftës në Kosovë, u pat marrë nën kontroll nga Ushtria Çlirimtare, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.