Botë

Lufta në Gazë, OKB: U vranë mbi 13 mijë fëmijë

26.01.2025 17:45

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët...

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën 25 000 janë shtruar në spital për kequshqyerje, sipas agjencive të OKB-së, njofton AP.
 
Siç i tha së fundmi Këshillit të Sigurimit zëvendësambasadori i BM në OKB, James Kariuki, “Gaza është bërë vendi më vdekjeprurës në botë për të qenë fëmijë”. Fëmijët e Gazës nuk e zgjodhën këtë luftë, por ata kanë paguar çmimin përfundimtar”.
 
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se nga 40 717 trupat palestinezë të identifikuar deri më tani në Gaza, një e treta ishin fëmijë.  Shifrat janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
 
OKB-ja thotë se mijëra fëmijë kanë mbetur jetimë ose janë ndarë nga prindërit e tyre gjatë luftës 15-mujore.