Botë

Shpërthen kamioni me cisternë nafte në Nigeri, shënohen 18 viktima dhe 10 të plagosur

26.01.2025 18:28

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në juglindje të Nigerisë...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në juglindje të Nigerisë duke lënë së paku 18 viktima dhe 10 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një kamion që përmbante cisternë nafte duke shkaktuar vdekjen e 18 personave në shtetin Enugu të juglindjes së Nigerisë, tha agjencia kombëtare e sigurisë rrugore.

Përmendim këtu incidentin e ndodhur rreth një javë më parë që la rreth 100 banorë të vdekur në veri të vendit.

Kamioni pati një defekt në frenat dhe shoferi humbi kontrollin, duke goditur më shumë dhjetëra automjete në një autostradë, tha zëdhënësi i Korporatës Kombëtare të Sigurisë Rrugore,

Ai tha se 10 persona pësuan lëndime të ndryshme dhe tre të tjerë nuk pësuan dëmtime. Fatkeqësisht 18 persona mbetën viktima pasi mjetet e tyre u përfshinë nga flakët.

Aksidentet që përfshijnë kamionë cisternë nafte janë bërë të zakonshme në prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë, ku autoritetet shprehen se rrugët problematike dhe drejtimi i pakujdesshëm i mjeteve kanë sjellë aksidente të rënda ndër vite.