Seancë e re gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup...

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski – Palço, së bashku me Bore Velibor dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e provave të propozuara nga Prokuroria.
Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski, sipas deklaratave të mëparshme të dëshmitarëve tjerë, ka mbledhur dhe shikuar video pamjet e objekteve të rrethinës, i cili ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale dhe nuk ka mundur të merret në pyetje në seancat e mëparshme gjyqësore, javën e kaluar ai vetë u paraqit në stacionin policor.
Trajkovski, i cili është propozuar si dëshmitar në këtë rast, ndërsa është i dyshuar për vepër tjetër të rëndë penale – zjarrvënie, më 23 janar të vitit 2025 vetë u paraqit në stacionin policor dhe pritet sot të dëgjohet.
Në seancën e kaluar gjyqësore ishin nxjerrë pamje nga kamerat e sigurisë. Prokuroria prezantoi video pamjet nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar me kërkimin e targave të automjeteve Citroen dhe Reno Kangu për qarkullimin e tyre nëpër Shkup në ditën kritike më 27 nëntor të vitit 2023 dhe disa ditë para se të grabitet vajza.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.
