Pa energji elektrike një pjesë e Aerodromit, Butelit dhe Karposhit
Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit...

Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, sipas informacioneve të “EVN”, njofton se për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa rrymë gjatw ditws sw sotme do të mbeten disa pjesë të komunave Aerodrom, Butel dhe Karposh.
Nga ora tetë deri në ora 16:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë të rrugëve “Todor Changov”, “Bogomilski pochod” dhe “Blagoj Muçeto” në komunën e Aerodromit.
Pa energji elektrike në periudhën nga ora 9 deri në 11 do të mbesin pjesë të “Butelska 13” dhe “Butelska” – dega “Serava” në komunën e Butelit.
Ndërsa nga ora 9 deri në ora 13, një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Karposhit në Parkun e Qytetit pranë Institutit për Blegtori dhe Peshk.
