E rëndë në Kosovë! Tre të vdekur në një aksident në aksin Mitrovicë-Pejë, plagosen dhe 4 polic

27.01.2025 11:12

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën. Rastin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai.

Nura shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur edhe 4 polic.