KF Besa Dobërdoll firmos me dy talentë të rinj
27.01.2025 11:50
KF Besa Dobërdoll vazhdon me përforcimin e skuadrës...

KF Besa Dobërdoll vazhdon me përforcimin e skuadrës, teksa drejtuesit e tyre së fundmi kanë menduar në shtigje më afatgjate, duke nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistë të talentuar, Fatlum Selmani dhe Ersan Mustafa.
Mustafa, është 18-vjeç dhe luan si mesfushor defanziv. Ai kishte nisur te shkolla e FC Shkupit, për të vijuar tek të rinjët e Rabotniçkit, derisa, Selmani, ndryshe djali i Rasim Selmanit, ish futbollistit të Renovës, është vetëm 16-vjeçar dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë.
Selmani është prodhim i shkollës së Shkëndijës, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e të rinjëve të skuadrës kampione të Kosovës, FC Ballkanit.