Serbi, vazhdojnë protestat e studentëve

27.01.2025 12:07

Studentët serbë paralajmëruan bllokadë 24-orëshe....

Studentët serbë paralajmëruan bllokadë 24-orëshe të një prej qendrave më të mëdha të trafikut në Beograd, për ditën e sotme dhe u bënë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen në këtë tubim, i cili do t'u kujtojë edhe një herë kërkesat që kanë protestuar prej dy muajsh.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se një bllokadë e tillë ishte e paligjshme, duke kërkuar nga policia që në çdo rast të sigurojë tubimin dhe të parandalojë incidente të mundshme.

Studentët njoftuan se do të bllokojnë qendrën më të madhe të trafikut në Beograd, pasi besojnë se nuk ka kërkesë për publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad, ku 15 persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë nga shembja e një tende.