VLEN: BDI manipulon anketat
Koalicioni VLEN reagon ndaj publikimit të anketës nga BDI...

Koalicioni VLEN reagon ndaj publikimit të anketës nga BDI, ku thuhet se BDI gëzon mbështetje pothuajse dyfish më shumë sesa të gjitha partitë shqiptare. Sipas VLEN-it, BDI-ja përmes anketave po mundohet të paraqesë një iluzion të rremë se gjoja vazhdon të ketë mbështetje në kampin shqiptar.
“Pasi u futën në listë të zezë, BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Kohëve të fundit ka aderime masive nga të gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptar, VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN-i. Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nisur me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive. Ftojmë të gjithë qytetarët të reflektojnë mbi të ardhmen që dëshirojnë dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë unitetin, transparencën dhe zhvillimin.”, thonë nga koalicioni VLEN.
