Palestinezët filluan kthimin në Gazë
Për herë të parë në më shumë se një viti luftë...

Për herë të parë në më shumë se një viti luftë, palestinezët e zhvendosur filluan të kthehen në Rripin verior të Gazës këtë mëngjes, pas marrëveshjeve të reja me Izraelin. Mijëra palestinezë u nisën drejt veriut pasi prisnin ditë të tëra për të kaluar korridorin Netzarim.
Palestinezët e zhvendosur filluan të rrjedhin përgjatë rrugës “Al Rashid” përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe pjesës veriore të Rripit të Gazës.
Hapja u vonua për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Hamasit dhe Izraelit, i cili tha se grupi militant kishte ndryshuar rendin e pengjeve të liruar në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë.
Ndërkohë Hamasi do të lirojë tre pengje izraelite deri të premten më 31 janar, ndërsa tre të tjerë do të lirohen të shtunën më 1 shkurt, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari.
Mendohet se mbi gjysmë milioni palestinezë në Gazën jugore kanë pritur të kthehen për të parë se çfarë ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veri.
