Show Biz
Albumi i shtatë, West ia ndryshon emrin dhe kopertinën
05.05.2015 18:59
Kanye West duket se ka vendosur që t’i ndryshojë emrin dhe kopertinën albumit të tij më të ri...

Reperi që është duke punuar rreth këtij projekti muzikor tash e shtatë muaj, spekulohet se ka vendosur ta titullojë “Swish”.
Më parë, 37-vjeçari e ka përdorur fjalën "swish" si mbishkrim për një nga fotografitë "topless" të bashkëshortes së tij Kim Kardashian.
Në mars të këtij viti, ishte West ai që publikoi emrin dhe kopertinën e këtij albumi.
Atë kohë reperi kishte vendosur ta quante “So help me God”, por dy muaj më pas ka ndryshuar mendje.
Pavarësisht se 37-vjeçari ende ka dyshime për emrin apo kopertinën, disa prej këngëve të këtij albumi janë publikuar.
“Only one”” me Mçartney dhe “All day” me Sir Paul, Theophilus London e Allan Kingdom tashmë janë të njohura për publikun.
