Izraeli dhe Hezbollahu dakordohen, shtyhet tërheqja e trupave izraelit nga Libani

27.01.2025 14:35

Izraeli dhe Hezbollahu u dakorduan të zgjasin afatin...

Izraeli dhe Hezbollahu u dakorduan të zgjasin afatin për tërheqjen e trupave izraelite nga Libani deri më 18 shkurt, pasi Tel Avivi kërkoi më shumë kohë për të siguruar që ushtria libaneze të vendoset plotësisht në kufirin jugor, bënë të ditur nga Shtëpia e Bardhë.

“Marrëveshja mes Libanit dhe Izraelit, e mbikëqyrur nga Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë deri më 18 shkurt 2025.”. Qeveritë e Libanit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara do të fillojnë gjithashtu negociatat për kthimin e të burgosurve libanezë të kapur pas 7 tetorit 2023.”, theksuan  nga  Shtëpia e Bardhë.

Banorët e zhvendosur izraelitë afër pikave kufitare shqyrtojnë mundësinë  të kthehen dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

"Armëpushimi është i brishtë, dëmi është i madh, por shpresa vdes e fundit. Duhet të kem shpresë, përndryshe si do të qëndroja këtu, të bëja gjithçka që mundem që ky vend të lulëzojë.”, - theksoi banorja, Orna Ueinberg.

Në të njëjtën kohë, Tel Avivi hoqi kufizimet për palestinezët që kalonin në veri të  Gazës, pasi Hamasi ra dakord të lironte gjashtë pengje të tjerë. Tre prej tyre, përfshirë pengun që Izraeli po kërkonte në shkëmbimin e fundit do të lirohen të enjten dhe pjesa tjetër të shtunën.

Paralelisht, Izraeli ka marrë një listë me statusin e të gjitha pengjeve që do të shkëmbehen në fazën e parë të marrëveshjes, njoftoi zyra e kryeministrit, Netanjahu.

Ndërsa mijëra palestinezë kanë filluar të kthehen në Rripin verior të Gazës, që është i shkatërruar, presidenti amerikan Tramp i ka propozuar Jordanisë dhe Egjiptit duke u kërkuar atyre të pranojnë një numër më të madh refugjatësh.

“Do të doja që edhe Jordania edhe Egjipti të pranonin më shumë njerëz. Diçka duhet bërë. Gaza është një vend i shkatërruar, njerëzit po vdesin. Më mirë do të angazhohesha me disa nga kombet arabe dhe do të ndërtoja banesa në një vend tjetër, ku për një ndryshim ata mund të jetonin në paqe.”, - u shpreh presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.

Hamasi dhe presidenti palestinez, Abas, kanë hedhur poshtë idetë e Trampit për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës. (Flutura Latifi, TVM2)