Maqedoni
BDI, kritika ndaj Stoilkoviqit: U dekorua për masakrat ndaj shqiptarëve
27.01.2025 15:31
BDI me anë të një komunikate ka reaguar pasi zëvendëskryeministri, përgjegjës për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit...

BDI me anë të një komunikate ka reaguar pasi zëvendëskryeministri, përgjegjës për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, u dekorua për masakrat ndaj shqiptarëve 1912-1918, duke e quajtur atë si akt provokues dhe ofendues ndaj shqiptarëve.
“Vendimi i Shoqatës Serbe të Vullnetarëve të Luftës 1912-1918 për t’i dhënë dekoratën “Vojvoda Vuk” zëvendëskryeministrit, Ivan Stoiljkoviq, është një akt thellësisht ofendues dhe provokues, veçanërisht duke marrë parasysh historinë e errët të krimeve të kryera nga forcat vullnetare serbe kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 1912-1918, e njohur si periudhë gjenocidale. Në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kërçovë dhe shumë rajone të tjera, shqiptarët u vunë në shënjestër nga forcat serbe, duke i trajtuar ata si pengesë për projektin e asimilimit dhe zgjerimit territorial serb, theksojnë nga BDI. Është një ironi tragjike që një zyrtar qeveritar, i cili udhëheq ministrinë përgjegjëse për marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqëson një shtet që duhet të promovojë pajtimin dhe bashkëjetesën, pranon një dekoratë nga një shoqatë që lidhet drejtpërdrejt me një periudhë kaq të dhimbshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe e publikon atë si mirënjohje.”, thuhet në reagimin e BDI-së.
