Maqedoni
Institucionet energjetike, takim koordinues rreth tregut të energjisë
27.01.2025 16:06
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale në bashkëpunim me Berzën e energjisë elektrike...

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale në bashkëpunim me Berzën e energjisë elektrike, e cila është nën menaxhimin e MEMO-s dhe Byronë për Furnizime Publike, realizuan takim koordinues për mundësitë e bashkëpunimit, duke përfshirë përpjekjet për promovimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike në vend. Sipas ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska, MEMO luan një rol kyç në sigurimin e stabilitetit energjetik dhe transparencës në tregun e energjisë elektrike dhe mundëson modernizim dhe zhvillim, i cili është kyç për stabilitetin energjetik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Duam ta përforcojmë berzën tonë, e cila ekziston nga data 10 maj 2023. Siç e dini, shumë institucione shtetërore marrin energji elektrike dhe duam që berza jonë të jetë shembull për çmimet me të cilat do të tregtohet energjia elektrike.”, - deklaroi ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
“Rreth 20 për qind e konsumit të Energjisë Elektrike tregtohet përmes berzës së Maqedonisë apo rreth 63 për qind e energjisë elektrike që shitet është prodhim vendor. Dhe me plot gojë mund të them se Berza e Maqedonisë është berza referuese dhe se indeksimi i çmimit për tregtinë e energjisë elektrike do të ofrojë fleksibilitet, transparencë, ulje të rrezikut, por edhe konkurrimin në tregjet e energjisë elektrike.”, - deklaroi menaxheri i MEMO-s, Zoran Gjorgjievski.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, për muajin nëntor të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, importi i Energjisë Elektrike është rritur për 51 për qind, ndërsa rritje për 27 për qind ka shënuar edhe eksporti i Energjisë Elektrike. Konsumi i përgjithshëm, sipas llojeve të energjisë për muajin nëntor të vitit 2024, arrin në 657 489 МWh energji elektrike. Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 82.3% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.8% e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
FITIM KRYEZIU
