Maqedoni
“E Majta” kundër ndërrimit të emrave të rrugëve në Tetovë
27.01.2025 18:07
Edhe partia “E Majta” ka dalë me reagim ndaj paralajmërimeve...

Edhe partia “E Majta” ka dalë me reagim ndaj paralajmërimeve të kreut të Tetovës, Bilall Kasami, për riemërimin e rrugëve.
“Kërkojmë që Qeveria e udhëhequr nga VMRO të kundërshtojë politikat inxhinierike-etnike dhe irredentiste të partnerit të tyre të koalicionit VLEN. Është e papranueshme që kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vazhdimisht degradon Maqedoninë, maqedonasit, e shpall shtetin shtet të tretë shqiptar, të mbetet i pandëshkueshëm.”, thonë nga partia “E Majta”.
