Maqedoni

Ndalohet një 27-vjeçar në Strugë, kapet me lëndë narkotike

27.01.2025 18:29

Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.K (27) nga fshati Vranishtë i Strugës...

Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.K (27) nga fshati Vranishtë i Strugës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
 
Në kontroll të kryer nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim me Lëndë narkotike të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strugës, i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.