Parashikimi i motit

28.01.2025 09:08

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe kryesisht qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i nxehtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe më ftohtë. Nesër pasdite, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar.