Në mbledhje të Qeverisë sot pritet të kalojë marrëveshja për paratë nga kredia hungareze dedikuar për kompanitë

28.01.2025 10:33

Në mbledhje qeveritare....

Në mbledhje qeveritare sot pritet të kalojë marrëveshja për mjetet nga kredia hungareze dedikaur për kompanitë.

Nga Qeveria presin e tërë procedura të përfundojë deri në fund të muajit. Pasi që të kalojë marrëveshja në Qeveri, do të duhet të nënshkruhet marrëveshje me bankat dhe me atë praktikisht paratë bëhen operative për sektorin e biznesin.

Kompanitë do të duhet të kenë minimum 20 për qind pjesëmarrje të vet, ndërsa shuma maksimale që mund ta marrin është 10 milionë euro. Ndërmarrjet do t’i marrin paratë me normë interesi prej 1,95 për qind, grejs periudhë prej tre viteve dhe 12 vite afat pagese.

Paratë fillimisht duhej të ishin operative deri në fund të vitit, por procesi u zvarrit, ndërsa shkaku për atë, sipas kompetentëve, është zgjerimi i përfshirjes së kompanive të cilat mund të aplikojnë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze. Praktikisht, tani përveç për kapacitete të reja prodhuese dhe pajisje të re, mjetet nga kredia hungareze do të mund të ndahen edhe për burime ripërtëritëse të energjisë, si dhe për objekte të cilat kompanitë do t’i përdorin si ndërtesa administrative.