Botë
Vuçiq: Të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen
28.01.2025 11:14
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, siguron se në ditët në vijim do të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve...

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, siguron se në ditët në vijim do të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve. Ai shtoi se është i gatshëm të nënshkruajë një vendim për falje nga ndjekja penale të studentëve të arrestuar dhe të tjerëve të ndaluar gjatë protestave.
Ndër të tjera, Vuçiqi bëri të ditur se vendi ka nevojë për rindërtim urgjent të Qeverisë. Të mërkurën është caktuar seanca për votëbesimin e Qeverisë.
“Duhet të qetësojmë tensionet dhe të bëjmë biseda, unë jam gjithmonë i gatshëm të diskutoj për çdo problem, si dhe Qeveria dhe Parlamenti. Vendi duhet të funksionojë. Nuk ka detyrë më të rëndësishme që ka një qeveri sesa organizimi i jetës së qytetarëve dhe përmirësimi i standardit të jetesës.”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Studentët dhe qytetarët serbë kanë protestuar për javë të tëra, pasi një tendë u shemb në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor, duke vrarë 15 njerëz. Demonstruesit bllokuan dje një nga kryqëzimet kryesore në Beograd.
