Ajri më i ndotur në Qendër, Lisiçe dhe Gazi Babë
28.01.2025 11:20
Në mëngjesin e sotëm ajri në kryeqytet...

Në mëngjesin e sotëm ajri në kryeqytet është i cilësisë më të dobët në Qendër, Lisiçe dhe Gazi Babë, sipas të dhënave në ueb-faqen e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit Waqi.
Në mbarë Maqedoninë e Veriut ndotja në Tetovë, Kumanovë dhe Manastir është kritike edhe në orët e mëngjesit. Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe pajisjeve ngrohëse.
