Maqedoni
Qytetarët përmes rrjeteve sociale, thirrje për bojkot të marketeve, të premten
28.01.2025 11:34
Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, thirrje për bojkot të marketeve ka edhe në Maqedoninë e Veriut...

Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, thirrje për bojkot të marketeve ka edhe në Maqedoninë e Veriut. Çmimet drastike të larta shkaktuan pakënaqësi te qytetarët, kështu që në shembullin e rajonit u shfaq edhe këtu thirrja për bojkot.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve.”, thuhet në mediat sociale.
