Maqedoni
Akedemi përkujtimore në USHT kushtuar ditës së Dëshmorit
05.05.2015 21:07
Akademinë përkujtimore kushtuar ditës së Dëshmorit, të organizuar në USHT e hapi, nënkryetari i kuvendit Rafiz Aliti, i njohur si Komandant ,,Mësuesi”...

Ai, me këtë rast i ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje ti nderojnë të gjithë dëshmorët e kombit.
“Kjo tokë është ujitur me gjak lirie dhe është shndërruar në tokë paqeje", tha në mes tjerash në referatin e tij, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.
“Dëshmorët e kombit edhe pse nuk jan në mesin tonë, ata na bashkojnë përmes veprës dhe amanatit të tyre, sot risjellim në kujtesën tonë heroizmin e pashoq por njëherit risjellim të gjitha përpjekjet e tyre, idealin e pathyeshëm kundrejt ndjekjeve, persekutimeve dhe anatemimeve nga ish-sistemi”, shprehet rektor i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.
Deputeti Talat Xhaferi, Ish Komandanti i Brigadës 116 ,,Tahir Sinani, tha se ndoshta e ardhmja do na sjellë sfida më të mëdha por ne duhet ta jetësojmë idealin e tyre.
“Jemi të vetëdishëm se sot dhe nesër do të ballafaqohemi me sfida të tjera më të mëdha, nga këtu pikë së pari në ëmër të brigadave sigurojmë familjet e dëshmorëve, se ajo rrugë nuk ka alternativë tjetër përpos se ne të qëndrojmë ballëlartë të udhëhequr nga ideali i tyre”, shprehet deputet i BDI-së, Talat Xhaferi.
Kryetari i SHVL-UÇK, Fazli Veiu u shpreh se familja e Jasharajve ishte frymëzim për shum dëshmorë.
“Të ndëruar prindër që jeni këtu, të atyre djemëve, ju që jeni me ne që nga viti 1998 këtu në hapsirën shqipëtare, të frymëzuar nga lufta heroike të Jasharajve legjendarë, të cilët dhan tre qerekun e antarëve të familjes për të bindur faktorin e brendshëm dhe të jashtëm që kombi atje do liri”, shprehet kryetari i veteranëve të luftës së UÇK-së, Fazli Veliu.
Edhe 100 her po të lindnin dëshmorët do ti jepnin jetën atdheut u tha në akademi.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
