Botë

Trampi do ta presë javën e ardhshme Netanjahun

28.01.2025 11:58

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, po planifikon të takohet me presidentin e ShBA-së...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, po planifikon të takohet me presidentin e ShBA-së, Donald Tramp, në Uashington që në fillim të javës së ardhshme.
 
Nëse udhëtimi i Netanjahut bëhet së bashku në atë hark kohor, ai mund të jetë lideri i parë i huaj që takohet me Trampin në Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i tij javën e kaluar. Detajet mund të zbulohen kur i dërguari i posaçëm i Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, të udhëtojë në Izrael këtë javë për bisedime me Netanjahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë.
 
Aksios, i cili raportoi fillimisht planifikimin për udhëtimin, tha se ky është një gjest nga Trampi ndaj Netanjahut, kjo si pasojë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin e Gazës. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Netanjahut, Omer Dostri, tha se lideri izraelit nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Trampi gjithashtu përsëriti dëshirën e tij për të zhvendosur palestinezët nga Gaza drejt vendeve më të sigurta, si Egjipti ose Jordania.