Maqedoni
Jankullovska: LSDM luan me ndjenjat e qytetarëve
05.05.2015 21:11
Konstrukcione monstruoze, skenare të errta dhe manipulime të nivelit më të vrazhdë...

Konstrukcione monstruoze, skenare të errta dhe manipulime të nivelit më të vrazhdë, kështu i quajti ministrja e brendshme Jankullovska bisedat e leshuara nga ana e opozitës maqedonase në kuadër të bombës së 29 me rradhë , të cilat ishin të lidhura me vrasjen e të riut Martin Neshkovski.
Sipas Jankullovskes opozita, më sakt lideri i saj Zoran Zaev, luan në mënyrën më të keqe të mundur me ndjenjat e qytetarëve.
Ashtu si herëve të tjera Jankullovska edhe sot tha se bisedat e përgjuara telefonike janë material i montuar nga ana e opozitës dhe i nxjerrur nga konteksti, vetëm e vetëm për të fituar pikë politike.
Sipas Jankullovskes MPB i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për ta gjetur kryerësin e vërtetë të vrasjes dhe nxjerrjen e tij para organeve të drejtësisë.
“Në momentet fillestare duke marrë parasyshë faktin se nuk ekzistonte asnjë lloj padi formale, Ministria e Punëve të Brendshme nuk kishte asnjë lloj informacioni se ka ndodhur vrasje. E dyta menjëherë sapo morrëm lajmin i mobilizuam të gjitha forcat, dham kontributin tonë maksimal , dhe u ndërrmorën të gjitha aktivitetet për tu zbuluar kryerësi i veprës. Dhe hetimi që u bë zbuloi vrasësin e vërtetë. Të gjithë ne jo vetëm që nuk e fshëhm vrasjen por u munduam që rasti të ketë epilog të shpejtë dhe kryerësi i veprës të del para organeve të drejtësisë”, shprehet ministrja e punëve të mbrendshme Gordana Jankullovska.
Në pyetjen se a do të jep dorëheqje nga posti ministër i Punëve të brendshme, Jankullovska u pergjigj se nuk e ka ndërmend ta lëshojë kolltukun ministror, e përderisa këtë e dëshiron opozita, ajo duhet të kethehet në Kuvend, dhe të kërkojë interpelancë.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
