Maqedoni
Mickoski komenton deklaratën e Taravarit: S’kam qenë kundër korridorit 8
28.01.2025 15:32
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, në një deklaratë për një media vendore ka theksuar nevojën për ndryshimet kushtetuese...

Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, në një deklaratë për një media vendore ka theksuar nevojën për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, edhe kryeministri Mickoski është i vetëdijshëm për këtë, por kërkon garanci. Ai gjithashtu tha se shefi i ekzekutivit ka qenë edhe kundër korridorit 8 dhe Marrëveshjes së Prespës por tani i ka pranuar. Por, Mickoski me përgjigje se kundërshtimi i tij për korridorin 8 nuk mban, por vetëm për Marrëveshjen me Greqinë.
“As nuk kam qenë kundër korridorit 8, ndërkaq, po, kam qenë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe e vërtetë është se kur në rrugë të sforcuar u detyruan deputetët të nënshkruajnë për ndryshimet kushtetuese dhe që kur kjo u bë realitet, prej kur ishim në opozitë para 4 -5 viteve kam thënë se nuk mund ta injorojmë realitetin, por, asnjëherë nuk kam qenë kundër korridorit 8.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Nuk lëviz asnjë milimetër, e dini qëndrimin
Kur jemi te ndryshimet kushtetuese, Mickoski sërish me qëndrimin se kjo mund të bëhet vetëm sipas propozimit me efekt të prolonguar, të cilën si të tillë e ka paraqitur në programin e zgjedhur para elektoratit.
“Ne mund të bisedojmë për ndryshimet kushtetuese, por njëkohësisht mund të bisedojmë edhe për çështje të tjera, të cilat ne i kërkojmë e që janë pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, pas së cilës qëndruan më shumë se gjysmë milionë qytetarë dhe unë s’kam ndërmend të zhvendosem asnjë milimetër nga ajo që kam thënë dhe e them: duam zgjidhje, zgjidhje dinjitoze dhe zgjidhjen dinjitoze e kemi në tavolinë dhe ajo është - ndryshime kushtetuese me efekt juridik të prolonguar.”, - theksoi kryeministri, Hriatijan Mickoski.
Ndërkohë deklarata e Taravarit për ndryshimet kushtetuese është komentuar nga oponenti i tij partiak, Arbër Ademi. E quan gënjeshtare koalicionin shqiptar të Mickoskit, sepse nuk i është përmbajtur premtimeve parazgjedhore, ku mes tjerash, sipas Ademit kanë thënë se ndryshimet kushtetuese do të jenë parakusht për t’u bërë pjesë e Qeverisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
