Protesta para qeverisë
Tensione para qeverisë pas tubimit të mijëra qytetarëve në shenjë revolte nga bisedat e Minsitres së Brendëshme Gordana Jankullovska...

Tensione para qeverisë pas tubimit të mijëra qytetarëve në shenjë revolte nga bisedat e Minsitres së Brendëshme Gordana Jankullovska, drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe kryeminsitrit Nikolla Gruevski rreth vrasjes së të riut Martin Neshkovski.
Protestuesit kanë filluar të mblidhen rreth orës 18, pas thirrjes së vëllaut të Martinit të ndjerë, Aleksandar Neshkovski i cili ka tentuar të futet brenda qeverisë por është penguar nga policia.
Protestuesit kanë brohoritur vrasës dhe Gruevski ik, ndërsa janë futur edhe brenda oborrit të qeverisë.
Ata njëherit kanë hedhur gurë gjësende të forta dhe vezë në drejtim të godinës qeveritare. Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë, ku janë të pranishëm edhe një numër i madh i forcave të sigurisë.
Njëherit në protestë u pa edhe flamuri shqiptarë derisa protestuesit flamujt shtetërore para qeverisë i zbritën në gjysëmshtizë, në shenjë zije për atë që po ndodh në vend.
ERSAN PAJAZITI
