Maqedoni

Shtabi politik i BDI-së në Çair, VLEN: Osmani sikurse Grubi, partia po shkatërrohet

28.01.2025 16:13

Promovimin e Shtabit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, koalicioni VLEN e konsideron si gabim në hapa pasi...

Promovimin e Shtabit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, koalicioni VLEN e konsideron si gabim në hapa pasi që sipas tyre, nuk duhet të hapë shtabe partia që po rrezikon shkatërrimin.
 
“BDI non grata mund të hapë edhe shumë shtabe të tjera, por nuk mund të ndryshojë faktin që kjo parti është e kalbur nga brenda dhe ka humbur besimin e shqiptarëve. Pra, nga BDI-ja ditë e më shumë po largohen aktivistë, votues e funksionarë. E për të qenë edhe më ironik ky veprim, personi që ka iniciuar hapjen e këtij shtabi dyshohet për korrupsion të thellë. Pra, kjo ngjarje e udhëhequr nga Bujar Osmani, një figurë e diskredituar dhe i përfshirë në skandalin “Pacienti”, bëhet simbol i dështimit dhe i krizës morale të kësaj partie. Për më tepër, lidhja e ngushtë e Bujar Osmanit me Artan Grubin e listës së zezë, një tjetër figurë të kontestuar brenda BDI-së non grata, e thellon më tej këtë krizë.", thonë nga VLEN. 
 
Ndërkohë me shtabin Politik në Çair të hapur ditë më parë, do të udhëheqë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas BDI-së, shtabi politik është themeluar si përgjigje ndaj sfidave dhe padrejtësive që i krijoi pushteti. Themelimi i shtabit politik në Çair është një akt që shkon përtej një fushate zgjedhore – është një thirrje për bashkim dhe veprim, vlerësojnë nga BDI.
 
FLORIJE KAMBERI