Dita botërore e vizatimit të fëmijëve

06.05.2015 09:50

Nën moton "Dita e mirësisë dhe e artit", sot në QT "Ramstor" do të festohet Dita Botërore e ngjyrosjes së fëmijëve....

Ngjarja është bamirëse. Do të mbledhen ,jete për shtëpin e fëmijëve pa prindër "11 Tetori" nëpërmjet shitjes së vizatimeve që vetë fëmijët do ti vizatojnë në qendrën tregtare.

Vizitorët do të kenë mundësinë për të vëzhguar procesin e krijimit të vizatimeve dhe të jenë pjesë e argëtimit në të cilën do të kënaqen të krijuesit e vegjël. Ata do të mund ta tregojnë anën e tyre humanitare nëpërmjet blerjes së veprave të artit dhe në këtë mënyrë do ta mbështesin këtë ngjarje.

Dita Botërore e ngjyrosjes shënohet në këtë mënyrë që të përcjellë një mesazh simbolike për të përmirësuar botën ku jetojmë me vizatime kreative me ngjyra të ndryshme.