Simulimi i një sulmi hibrid kibernetik në kazermën “Goce Dellçev”

29.01.2025 09:10

Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në kazermën “Goce Dellçev” në Komunën e Aerodromit në objektin e Akademisë Ushtarake “Mihajlo Apostolski” ku do të simulohet një sulm hibrid kibernetik.

Siç informojnë nga shërbimi për media i Qeverisë, do të dorëzohen në mënyrë ceremoniale standardet minimale të sigurisë kibernetike për institucionet qeveritare, të cilat janë zhvilluar në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.