Botë

Propozimi për zhvendosjen e palestinezëve, Sholc: Është i papranueshëm

29.01.2025 10:45

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se propozimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza në Egjipt...

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, tha se propozimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza në Egjipt ose Jordani është "i papranueshëm" dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete - Izraeli dhe Palestina.

Ai përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë në paqe krah për krah, por se autoriteti palestinez duhet të marrë përgjegjësinë për Gazën.
 
“Shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur nuk duhet të humbasë.”, tha Sholci, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të armëpushimit.
 
Disa milionë palestinezë jetojnë tashmë në Jordani dhe dhjetëra mijëra në Egjipt dhe qeveritë e të dy vendeve refuzuan propozimin e Trampit. Ndryshe, Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve të Izraelit, me eksporte që u rritën dhjetëfish në vitin 2023, vit kur filloi lufta në Gazë.